Ambrosio tregon trupin e tonifikuar me një bikini shumëngjyrësh

13/01/2016 00:00

Alessandra Ambrosio u fotografua me një bikini të vogël shumëngjyrësh, duke kaluar një ditë pushimi në një jaht luksoz, në Florianopolis të Brazilit.

Modelja 34-vjeçare tregoi trupin e saj të tonifikuar, duke kaluar kohë me disa shoqe dhe djalin e saj të vogël Noah.

Alessandra Ambrosio është “kurorëzuar” engjëll i Victoria’s Secret në vitin 2003.

Modelja ndodhet në vendlindjen e saj prej disa javësh dhe ka nisur të postojë foto nga pushimet që për Vitin e Ri.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel