Tiranë, digjet një automjet; dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

13/01/2016 10:45

Një automjet është përfshirë nga flakët në mesnatë, teksa ka qënë i parkuar në banesën e pronarit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja është regjistruar reth orës 00.30 në Mullet të Tiranës, ku ka rënë zjarr në mjetin me targë AA 381 GG, në pronësi të A. T.

Policia bën të ditur se nuk dihen ende shkaqet e zjarrit teksa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel