“Vampirja” që ushqehet me gjakun e partnerit të saj

13/01/2016 00:00

Një grua australiane, e cila e konsideron veten vampire, thotë se ushqehet me gjak njeriu dhe racionin e merr gjithmonë nga partneri i saj.

Georgina Condon, nga Brisbejni, tregon se e ka provuar shijen e gjakut kur ishte vetëm 17 vjeç, në një klub gotik dhe eksperienca i është dukur shumë sensuale.

38-vjeçarja tregon edhe procesin e pirjes së gjakut të të dashurit të saj: “Nuk është se e kafshoj. Thjesht e pres me brisk dhe lë gjakun të rrjedhë. Por duhet të tregosh kujdes të mos presësh shumë thellë”.

“Gjakun ia pi një herë në javë. Edhe pse partneri im në fillim të lidhjes më tha se kishte frikë nga gjilpërat dhe mjetet prerëse, shumë shpejt pranoi të më ushqente me gjakun e tij”, shton Georgina.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel