Kim Kardashian duket se është ndjerë pak sentimentale, pasi ka postuar një foto të vitit 2009 ku pozonte për Kurv Magazine.

Në faqen e saj në internet, 35-vjeçarja ka postuar një foto të prapaskenës së fotove të saj, e veshur si Barbie, ku ajo për herë të parë leu flokët.

“Ky është një nga seti i fotove më të vështira që kam bërë”, ka shkruar Kim, teksa ka postuar një koleksion fotosh të prapaskenave.

Kim thotë se ka punuar me Clyde Haygood për fotot, për të cilin lyeu flokët në ngjyrë bjonde.

“Ai ishte i vendosur për të pasur këtë ngjyrë flokësh për fotot, pasi e dinte që unë do e mbaja atë ngjyrë vetëm për një muaj. Më duhej të realizoja fotot e fushatës së parë të parfumit dhe ata më dëshironin sërish me flokë të zeza”, vijon 35-vjeçarja.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel