Vetëvendosje akuzon krerët e Policisë: Të përfshirë në krim të organizuar

13/01/2016 00:00

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar drejtues të Policisë së Kosovës, si persona të përfshirë në krim të organizuar.

Në konferencën për mediat të së mërkurës, anëtari i Këshllit të Përgjithshëm të VV-së, Mirsad Shkreta tha se, instrumentalizimin e policisë e mundëson fakti që, në këtë institucion, segmente të caktuara dhe kryesisht drejtuesit e saj janë të lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe janë të përfshirë në korrupsion.

Shkreta paraqiti një fotografi të drejtorit të Departamentit Operacional në Policinë e Kosovës, Rashit Çalaj, teksa po darkonte me deputetin e PDK-së, Ilmi Reçica. Kjo fotografi, sipas Vetëvendosjes, bën të qartë se, Policia e Kosovës merr urdhëresa nga kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Shkreta theksoi se, Policia po përdoret edhe si mjet propagandues, duke iu referuar shifrës zyrtare të protestuesve më 9 janar, që sipas policisë ishin 8 mijë. Ai shtoi se, me një polici të kapur po shkohet drejt shtetit totalitar.

Top Channel