Koretë, të shtëna nga Jugu për shkak të një “drone”…nga Veriu

13/01/2016 00:00

Ushtarët koreano-jugorë kanë qëlluar në ajër në shenjë paralajmërimi, pasi një “drone” – sipas gjasave koreano-verior, – fluturoi mbi kufirin e fortifikuar rëndë mes dy vendeve.

Agjencia e lajmeve “Yonhap” citon zyrtarë të Seulit të pohojnë se, është shtënë të paktën 20 herë, përpara se avioni pa pilot të kthehej mbrapsht.

Më herët, Presidentja koreano-jugore i kishte kërkuar Kinës të vendosë sanksionet më të ashpra të mundshme ndaj Penianit, pas testit të fundit bërthamor të vendit komunist, atij të një bombe me hidrogjen.

Ekspertët vazhdojnë ta shohin me dyshim një pretendim të tillë, me argumentin se aktiviteti i diktuar, ndonëse mund të ketë qenë vërtet atomik, nuk ishte aq i fuqishëm sa një shpërthim termonuklear.

Top Channel