Cikalleshi më i miri në Kupën e Turqisë, shënon dy gola

13/01/2016 00:00

Nëse në kampionat nuk ka gjetur hapësirat e duhura dhe golat kanë qenë të rrallë, në Kupën e Turqisë Cikalleshi është një tjetër futbollist.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka arritur të shënojë dy gola të bukur në ndeshjen e kthimit që ekipi i tij Istanbul Basaksehir fitoi 0-2 këtë të mërkurë ndaj Bandirmaspor, ndërsa shënoi edhe në ndeshjen e parë.

Gjashtë gola në 4 ndeshje ka shënuar Cikalleshi në Kupën e Turqisë, duke qënë golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion në Turqi.

Paraqitjet e mira dhe golat e shënuar nga sulmuesi shqiptar kanë bërë që Istanbul Basaksehir të renditet e para në grupin ku bën pjesë, me 10 pikë pas 4 ndeshjeve.

Top Channel