Mbledhja e Këshillit të Prokurorëve, votohen dy vendet vakante

13/01/2016 00:00

Është mbajtur këtë të mërkurë mbledhja e Këshillit të Prokurorëve, në të cilën është votuar për 2 vendet vakante.

Për vendin e lënë vakant nga Besnik Cani në Prokurorinë e Shkodrës është zgjedhur Granit Shahu, i cili vjen nga Prokuroria e rrethit gjyqësor të Tiranës. Besnik Cani është transferuar më herët në Prokurorinë e Elbasanit. 

Ndërkohë, në krye të Prokurorisë së Krujës është zgjedhur Petrit Çano.

Top Channel