Lewis Hamilton shijon jetën e beqarit

13/01/2016 00:00

Ai po shijon jetën si një beqar pas ndarjes nga Nicole Scherzinger para një viti dhe Lewis Hamilton është fotografuar duke shijuar disa pushime në plazhin e Meksikës nën shoqërinë e disa miqve të tij.

Ylli i Formula 1 ka treguar trupin e tij të tonifikuar, ndërkohë që qëndronte nën shoqërinë e një vajze brune, që kishte një ngjashmëri të madhe me yllin e “Keeping Up With The Kardashians”, Kourtney, shkruan “Daily Mail”.

Teksa qëndron në shoqërinë e miqve, ai mban në duar telekomandën e një droni, duke bërë kuriozë edhe të pranishmit në plazh.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel