Zyrtare, Berisha transferohet te klubi rus

13/01/2016 00:00

Tashmë është zyrtare, Bernard Berisha është lojtari më i ri i klubit rus Anzhi Makhachkala, duke nënshkruar me ta një kontratë që do ta mbajë të lidhur më këtë skuadër për 3 vjet e gjysmë.

Mësohet se trasferimi i 24-vjeçarit te Anzhi, klub i cili pak vite më parë afroi futbollistë si Roberto Carlos e Samuel Eto’o, ka sjellë 600 mijë Euro në arkat e kampionëve të Shqipërisë.

Për lojtarin, i cili pati një rritje të madhe sidomos gjatë sezonit të fundit me Skënderbeun, pati zëra të shumë për transferime në Itali, Turqi apo Gjermani, por në fund ishin rusët ata që bindën drejtuesit e Skënderbeut dhe Berishën për këtë transferim.

Ky është largimi i dytë nga kampionët e shqipërisë gjatë kësaj faze të merkatos. Më parë nga Skënderbeu u largua edhe Olyainka drejt Gentit në Belgjikë.

Top Channel