Michelle Rodriguez tregon anën e saj seksi

13/01/2016 00:00

Ajo shpesh herë shfaqet me veshje shumë të thjeshta, por aktorja hollivudiane, Michelle Rodriguez, ka vendosur të paraqitet krejtësisht ndryshe në ceremoninë e UNICEF në Los Angeles, mbrëmjen e së martës.

Ylli 36-vjeçar, e cila arriti kulmin e saj të suksesit në filmin “Fast and Furious”, është bërë qendra e vëmendjes në këtë mbrëmje bamirësie, në të cilën ka dhuruar rreth 2.5 milionë dollarë për programet e UNICEF.

Bukuroshja brune i kishte lënë shumë pak vend imagjinatës me zgjedhjen super seksi të bërë. Ajo u paraqit me një fustan të kuq të gjatë, me një dekolte të hapur dhe një të çarë që i nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel