PD: Plani zhvillimor i qeverisë, pazari i radhës i Edi Ramës

13/01/2016 19:20

Pas prezantimit të planeve zhvillimore nga qeveria, që i hapin rrugë projekteve për 31 bashkitë e vendit, ka reaguar Partia Demokratike e cila ka sulmuar kryeministrin Edi Rama.

“Shkatërruesi i Tiranës për 11 vite, ai që mbolli pallate duke ndjekur 20 përqindëshin e duke mëpërkëmbur qytetarin, ai që kur Tirana më në fund u bë me plan zhvillimi e bllokoi atë, ai që i mohoi qytetarëve mijëra vende pune duke ndalur investimet strategjike dhe historike në kryeqytet, Edi Rama, ka sot kurajon dhe fytyrën të dalë e të mbajë leksione për territor”, thuhet në reagimin e PD.

“Teksa del e predikon të kundërtën e saj që ka bërë vetë që ditën e parë në  pushtet – vijon partia më e madhe e opozitës – Edi Rama me shfaqjen e radhës po fsheh një pazar tjetër të madh me të ashtëquajturin plan të zhvillimit të territorit”.

Top Channel