Sensibiliteti i polices kolumbiane

13/01/2016 00:00

Një oficere policie në Kolumbi, e cila është një nënë e re, ka bërë një veprim me të vërtetë për t’u lavdërua.

Një foshnjë është gjetur e braktisur gjatë ditëve të fundit pranë një pylli në La Marina, Kolumbi. Nëna e re, Luisa Fernanda Urrea, një oficere policie në këtë rajon ka dhënë një ndihmë mjaft të rëndësishme për jetën e foshnjës, duke e ushqyer me gji atë.

Mjekët thanë se pa ndihmën e dhënë nga kjo nënë e re, fëmija mund të kishte ndërruar jete nga uria apo hipotermia para se të kishte mbërritur në spital.

“Unë jam një nënë e re dhe i erdha në ndihmë foshnjës së braktisur. Mendoj se çdo nënë e re do të kishte bërë të njëjtin veprim nëse do të gjendej në vendin tim”, tha oficerja e policisë.

Pas ndihmës së dhënë nga oficerja e policisë dhe më pas nga mjekët, bëhet e ditur se vajza e vogël tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore. 

Top Channel