Masat anti-emigracion, Danimarka shqyrton konfiskim aseteve

13/01/2016 20:05

Plani për të konfiskuar asetet e azilkërkuesve është mes masave të reja mbi emigracionin që po diskutohen mes ligjvënësve në Parlamentin e Danimarkës.

Propozimet janë dënuar nga një agjenci e OKB-së për refugjatët dhe grupet e tjera të të drejtave të njeriut, të cilat deklarojnë se ato bien ndesh me ligjeve ndërkombëtare mbi refugjatët.

Kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen e ka cilësuar planin si “projektligjin më të keqkuptuar në historinë e Danimarkës”. Drafti pritet të kalojë për votim më vonë gjatë muajit.

Ditën e martë, qeveria daneze siguroi shumicën parlamentare se do të alternojë legjislacionin për t’u mundësuar autoriteteve të sekuestrojnë paratë dhe sendet e tjera personale të emigrantëve me vlerë mbi 1.340 euro ose 1.450 dollarë.

Unaza e martesës dhe sendet e tjera me vlerë sentimentale nuk do të përfshihen në listën e sendeve të konfiskueshme. Lëvizja është krahasuar nga disa analistë si trajtimi i hebrenjve nga nazistët gjermanë gjatë Holokaustit.

Ndërkohë, në zhvillime të tjera qeveria daneze njoftoi të mërkurën zgjatjen me 20 ditë të kontrolleve të përkohshme në kufi me Gjermaninë.

Sipas njoftimit, 31 mijë kontrolle janë kryer që prej 4 janarit dhe 200 personave u është refuzuar hyrja në vend.

Top Channel