Fiks Fare, vendimi (i çuditshëm) i Gjykatës së Krujës

13/01/2016 21:05

Denoncimi tjetër i Fiks Fare këtë të mërkurë, në vazhdën e denoncimeve të parregullsive dhe korrupsionit në sistemin gjyqësor, ishte edhe një rast në Fushë-Krujë.

Dy familje të fshatit Hasan në këtë rreth, janë prej 13 vitesh në një konflikt për një truall prej 3100 metrash/katrorë. Fiksi zbardhi pretendimet e palëve dhe vendimin gjykatës.

“Ne kemi ndërtuar shtëpinë në këtë tokë, që është tokë truall, në pronën tonë. Ka 20 e ca vite. Bëhet fjalë për 3 mijë e ca metra. Ky person (paditësi), përdor lloj-lloj makinacionesh, lloj-lloj gjyqesh për ta përvetësuar këtë pronë. Kur e morëm vesh që e ka përvetësuar këtë pronë, u detyruam që të fillojmë rrugën e gjyqeve. Në vitin 2003 kemi fituar gjyqin me të drejtë. E fituam gjyqin për dy arsye, e para se ky person nuk është banor i 1 gushtit 1991 dhe e dyta është tokë truall. Gjyqin e parë e fituam në Krujë dhe pastaj edhe në Apel. Pastaj, në Gjykatën e Lartë i rrëzoi këto dy vendime. U kthye prap çështja në Krujë”, thotë Artan Sula, banor i Fushë-Krujës.

Ai rrëfen se paditësi i tij, Ismet Ahmeti, ka marrë nismën për të ndryshuar datën kur është bërë banorë i fshatit Hasan, duke u bërë me vërtetim gjykate banor i fshatit që në vitin 1989.

Artan Sula thotë se janë ankuar tek gjyqtarja, por ajo nuk ka marrë parasysh asnjë prej pretendimeve të tyre.

“Data nuk mund të ndryshojë sepse ka hyrë në sistem dhe nuk mund të ndryshohet në sistem…dhe i ndryshoi datën”, thotë Artan Sula.

Top Channel