Dua Lipa, sukses edhe në Gjermani

13/01/2016 00:00

Sukseset e saj sa vinë e shtohen. Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila po shkëlqen me muzikën e saj në tregun ndërkombëtar.

Artistja e talentuar, përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të “Facebook”, ka treguar se kënga e saj “Be The One”, tashmë është klasifikuar në dhjetëshen e këngëve më të pëlqyera në Gjermani, duke zënë vendin e nëntë.

Këngëtarja ka falenderur të gjithë ndjekësit e saj për mbështetjen e vazhdueshme që i japin asaj. Duket se turneu i saj muzikor në Britani po rezulton shumë i suksesshëm, pasi Dua Lipa ka treguar se për koncertin e saj në Londër, biletat kanë mbaruar.

Top Channel