Aksident në aksin Elbasan-Librazhd

13/01/2016 00:00

Mbrëmjen e së mërkurës në aksin Elbasan-Librazhd, një maune është përplasur me bordurat kufizuese të rrugës.

Policia, e cila menjëherë ka shkuar në vendngjarje, ka njoftuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë të lënduar.

Megjithatë, për shkak të këtij aksidenti, aksi Elbasan-Librazhd u bllokua dhe policia njoftoi se po punon për të zhbllokuar rrugën dhe për të rikthyer normalitetin në këtë aks.

Top Channel