Java e modës në Londër ka zbuluar edhe trendet më të reja të veshjeve për meshkujt. Prerje me kënd të gjerë të rrobave, xhaketa triko apo pallto të gjata, por pa harruar edhe kombinimin ushtarak i cili duket se asnjëherë nuk del nga moda.

Ky duhet të jetë stili që duhet ndjekur nga të gjithë meshkujt të cilët duan të jenë brenda kornizave të modës të sezonit dimër-vjeshtë 2016.

Kush tha që meshkujt nuk mund të veshin rroba me material saten? 2016-ta i lejon ata për të ndjekur këtë trend. Por jo vetëm, Alexander McQueen ka guxuar edhe me xhaketa të qëndisura me dorë.

Po ashtu, kostumet e stilit Al Pacino janë rikthyer fuqishëm në modë. Ato ndiqen edhe nga kombinime që i përngjajnë veshjeve të gjeneralëve ushtarakë, por që në vend të gradave ato mbajnë përçina.

Top Channel