Vjedhja e energjisë, arrestohen 9 pronarë biznesesh

14/01/2016 08:30

Policia e Durrësit ka njoftuar arrestimin e 9 pronarë biznesesh për vjedhje të energjisë elektrike.

Mësohet se shtetasit e arrestuar kanë biznese në Durrës, Kavajë dhe Shijak.

Gjithashtu, është arrestuar edhe një punonjës i OSHEE-së në Kavajë për shpërdorim detyre.

Ndërkohë që të martën OSHEE-ja ka njoftuar shkarkimin e 78 punonjësve, pesë prej të cilëve i ka kallëzuar në Prokurori.

Inspektimet dhe verifikimet e bëra nga drejtoria rajonale e Tiranës kanë konstatuar shkelje dhe parregullsi në procedura të ndryshme për 78 punonjës që kanë abuzuar me detyrën.

Ndaj tyre është marrë masa administrative e largimit nga puna. Katër lexues nga grupi operativ janë kallëzuar në prokurori për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Ata ishin pjesë e strukturës në degën e shitjes, sektori lexim arkëtim, njësia Tirana 1, ndërsa i pesti punonte në agjencinë e Shkodrës.

Top Channel