Mbrojtësi i Espanyolit: Messi, je xhuxh!

14/01/2016 09:30

Alvaro, mbrojtës i Espanyolit, pas derbit të kthimit me Barcelonën për Kupën e Mbretit, të përfunduar me rezultatin 0-2 për “azulgrana”-t, kërkoi të mbyllte një herë e mirë polemikat që shpërthyen në këto dy ndeshje mes futbollistëve të të dyja ekipeve, ku në njërën prej tyre ai ishte protagonist, së bashku me Messin.

Ja si e shpjegoi ai episodin: “Po më ankohej për disa gjëra. E pyeta nëse mendonte se unë kisha për qëllim ta dëmtoja dhe më tha se po. Më tha se isha lojtar i dobët shumë, ndërsa unë iu përgjigja se ai ishte i shkurtër shumë. Të dy kishim të drejtë. Qeshëm dhe lamë në fushë gjithçka”.

Pas pankartave dhe koreve ofenduese të tifozëve të Espanyolit, ai u shpreh se është kundër çdo lloj dhune: “Jam lojtar i ashpër, më pëlqen loja fizike, por gjithçka duhet të mbetet në fushë. Duhet të tregohemi profesionistë në fushë dhe njerëz të mirë jashtë saj”.

Top Channel