Ka pasur shumë fotografi që kanë kapur bukuritë e jashtëzakonshme të Afrikës, por vështirë se ka pasur ndonjë më fantastike se kjo pamje që tregon vendin ku kafshët pinë ujë.

E quajtur thjesht “Parku Kombëtar i Serengetit, Tanzani”, fotoja është një bashkim i 50 fotove të Stephen Wilkes, të bëra përgjatë 26 orëve në marsin e vitit të kaluar.

“Kisha tre ditë që e studioja vendin dhe kisha parë fluksin e kafshëve që vinin për të shuar etjen”, thotë fotografi.

Stephen pati fat pasi në ditën që ndenji për të fotografuar arriti të kapte disa nga kafshët më ikonike: hienat, hipopotamët, elefantët dhe zebrat. “Më dukej sikur nga çasti në çast do të vinte Noeja që t’i mblidhte në arkën e tij”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel