Legalizimet, Lame: Kaosi kaloi, procesi në fazë të qetë operimi

14/01/2016 10:25

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e së enjtes ka deklaruar se, “legalizimet mbeten reforma e parë për formalizimin e ekonomisë”.

“Viti 2015 mund të konsiderohet maja e procesit të legalizimeve. 40 mijë familje shqiptare zgjidhën problemin e legalizimit të pronës”, ka thënë Lame.

Ai ka nënvizuar se procesi ka hyrë tashmë në fazën e qetë të operimit të tij, duke shprehur bindjen se, “qytetarët besuan tek procesi i legalizimit”.

“Me sistemin e ri, aplikimi për çërtifikatën e pronësisë do të ndiqet nga ALUIZNI. Risi tjetër do të jetë përdorimi i një sistemi të unifikuar hartografie”, ka vijuar Lame.

Ai ka shtuar më tej se, themeli i kaosit ka ardhur si pasojë e sistemit të ndryshëm hartografik.

Top Channel