Messi merr urimin më të bukur për Topin e Artë

14/01/2016 00:00

Suzy Cortez, fituesja e freskët e Miss BumBum, i ka bërë një urim shumë të veçantë Leo Messit me rastin e fitimit të Topit të Artë, i pesti në karrierë për të.

25-vjeçarja braziliane postoi në Instagram disa foto shumë provokuese, e veshur vetëm me fanelën me numër 10 të Barcelonës, që e kishte “shndërruar” në tanga për të mbuluar sadopak të pasmet.

“Urime futbollistit më të mirë në botë”, shkroi Suzy, e cila është tifoze e Sao Paulos.

Kjo foto vjen vetëm disa javë pasi bukuroshja tha se nuk do të frekuentonte më futbollistë, pasi ata nuk dinë të bëjnë seks.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel