E mitura largohet nga shtëpia, gjendet në shoqërinë e 18-vjeçarit

14/01/2016 00:00

Një 12-vjeçare e larguar nga shtëpia dy ditë më parë, është gjetur në shoqërinë e një 18-vjeçari. Ky i fundit është arrestuar nga policia e Korçës.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se A. D, 12 vjeçe është gjetur në fshatin Pirg të Maliqit, teksa është vënë në pranga Kristjan S., 18 vjeç nga Korça.

Pas deklarimeve të marra dhe veprimeve hetimore, dyshohet se Kristajn ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, gjatë kohës që kjo e fundit është larguar nga shtëpia dhe u gjet në shoqërinë e tij. Mbi 18-vjeçarin rëndon akuza e marrëdhënies seksuale me të mitur.

Top Channel