Gjumi i ëmbël i Coco dhe Chanel

14/01/2016 00:00

Është koha për të fjetur! Aktorja Coco Austin ka postuar një foto të sajën me vogëlushen Chanel teksa janë duke marrë një sy gjumë para se të takohen me të atin Ice- T.

Ylli i televizionit dhe i serialit Law and Order shkruan: “Të çohesh në tre të mëngjesit për të udhëtuar, ta shpif. Kështu që ne u përpoqëm të merrnim një sy gjumë teksa babi na filmon duke u munduar të na mbajë ngrohtë në këtë mot të Çikagos”, shkruan Coco.

Por fansat nisën menjëherë nga kritikat për nënën e re, e cila nuk e kishte vendosur vogëlushen në sediljet për bebe. Por ajo u përgjigj se makina ishte e parkuar dhe nuk po ecte.

“Për njerëzit që pyesin, kjo vajzë e vogël ka 5 sedilje makine”, shton ajo.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel