Tahiri: Gjykatat lirojnë kriminelët e arrestuar nga policia

14/01/2016 13:45

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë ditën e sotme në qytetin e Vlorës, i shoqëruar edhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako, për analizën vjetore të drejtorisë së këtij qarku.

Analiza u zhviullua me dyer të mbyllura dhe vetëm në fund të saj ministri Tahiri deklaroi për mediat se, 2015 ka qenë viti me arritjet më të mëdha të policisë në 25 vitet e fundit.

“Puna e policisë duhet ndjekur me po të njëjtat ritme nga prokuroria dhe gjykatat”, tha Tahiri, i cili foli edhe për reformën në drejtësi.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se shpesh herë ka ndodhur që persona te akuzuar për vepra të rënda të gjenden të lirë”, tha Tahiri.

Ministri preku edhe dënimin për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, për të cilin tha se duhet të jetë më i rëndë.

Referuar ngjarjeve të fillimvitit, Tahiri u shpreh se, “puna e policisë nuk mund të gjykohet nga raste të vecanta sikurse këto të ditëve të fundit”.

Top Channel