Meta takon Vlahutin: Reforma në drejtësi, kontribut i madh për hapjen e negociatave

14/01/2016 14:45

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar një ditë para mbledhjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.

Realizimi me sukses i kësaj reforme theksoi Meta është kontribut i madh për hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i Kuvendit theksoi më tej se rekomandimet e Komisionit të Venecias duhet të mbizotërojnë dhe të udhëheqin palët në këtë proces madhor.

Referuar komisionit të posaçëm parlamentar, z. Meta është shprehur se është përgjegjësi e të gjitha forcave politike që në këtë frymë të ndërveprojnë dhe ndërtojnë konsensusin, përmes gjithëpërfshirjes.

Në përfundim, ai ka falenderuar ambasadoren Vlahutin dhe ambasadorin amerikan Donald Lu në përpjekjet dhe kontributin e tyre për të promovuar dialogun dhe gjithëpërfshirjen.

Top Channel