Dhunon përgjegjësin e OSHEE pas largimit nga puna, arrestohet

14/01/2016 16:35

Një person është arrestuar këtë të enjte nga policia në Pogradec, pasi ka dhunuar fizikisht përgjegjësin e zyrës së OSHEE-së në këtë qytet.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit, ku shtetasi Spase Kaçorri, 56 vjeç, ka goditur me grushte ish-eprorin e tij, A.H.

Sipas burimeve, konflikti mes dy personave ka lindur pasi drejtuesi 61-vjeçari i OSHEE-së e kishte shkarkuar nga detyra Kaçorrin.

Largimi ka ndodhur kohë më parë dhe ish-nënpunësi disa herë ka akuzuar zyrtarin përgjegjës për shkarkim të padrejtë.

Këtë herë, debati mes tyre ka përfunduar në grushte dhe pas akteve të dhunës, 61-vjeçari ka lajmëruar policinë, që ka vënë në pranga Kaçorrin.

Top Channel