Gazi lotsjellës në Kosovë, lirohen nga arresti deputetët e opozitës

14/01/2016 00:00

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka ndërprerë masën e “arrestit shtëpiak” deputetëve Pal Lekaj, Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti, duke ua zëvëndësuar atë me masën “detyrim paraqitjeje”.

Gjykata ka vendosur gjithashtu, që të vazhdojë masa e “detyrim paraqitjes” edhe për deputetet Besa Baftiu,Teuta Haxhiu dhe Time Kadrijaj.

Këta deputetë të opozitës janë arrestuar muajin e kaluar, në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Top Channel