Vazhdon mallkimi “Ramsey”, golat e futbollistit të Arsenalit “vrasin”

14/01/2016 00:00

Është cilësuar si një rastësi qesharake, por në shumicën e rasteve kur futbollisti i Arsenalit, Ramsey ka shënuar gol ka ndërruar jetë një person i famshëm.

Mediat britanike shkruajnë se mund të ketë edhe raste të mëparshme, por lista me emrat e personave të famshëm që kanë ndërruar jetë pas golit të uellsianit nis me vrasjen e Osama Bin Laden, 1 maj 2011, kur Ramsey i shënonte atëherë Manchester United.

Mallkimi “Ramsey” ka vazhduar dhe persona të tjerë të famshëm kanë ndërruar jetë pas golave të tij, si Steve Jobs, Muammar al-Gaddafi, Whitney Huston, Paul Walker, Robin Williams, e të tjerë.

Për disa kohë Ramsey u harrua, duke qenë se lojtarin e ndjekin edhe dëmtime të shumta dhe golat janë të rrallë.

Por mallkimi i uellsianit duket se është rikthyer sërish. Të shtunën e javës së kaluar ai shënoi golin e dytë të ndeshjes, ku Arsenali fitoi 3-1 ndaj Sunderland dhe disa orë më pas ndërroi jetë këngëtari i famshëm David Bowie.

Por nuk përfundon këtu. 25-vjeçari duket se është në formën e tij më të mirë dhe mbrëmjen e kaluar ai shënoi golin e parë në barazimin dramatik 3-3 mes Liverpool-it dhe Arsenali dhe çuditërisht ditën e sotme vjen lajmi se aktori Alan Rickman ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, në Londër.

Rastësi të çuditshme, por që janë kthyer në makthin e personave të famshëm.

1 maj 2011 Ramsey ka shënuar gol ndaj Manchester United – 2 Maj 2011 është vrarë Osama Bin Laden.
2 tetor 2011 Ramsey ka shënuar gol ndaj Tottenhamit – 5 Tetor 2011 ka ndërruar jetë Steve Jobs.
19 tetor 2011 Ramsey ka shënuar gol ndaj Marseille – 20 tetor 2011 ka vdekur Muammar al-Gaddafi.
11 shkurt 2012 Ramsey ka shënuar gol ndaj Sunderland-it – 11 shkurt 2012 ka ndërruar jetë Whitney Huston.
21 mars 2013 Ramsey ka shënuar gol ndaj Koresë së Jugut – 21 Mars ka ndërruar jetë Chinua Achebe dhe 22 mars 2013 ka ndërruar jetë Bebo Valdes.
16 maj 2013 Ramsey ka shënuar gol ndaj Wigan-it – 17 maj 2013 ka ndërruar jetë Jorge Rafael Videla.
18 shtator 2013 Ramsey ka shënuar gol ndaj Marsejas – 18 shtator 2013 ka ndërruar jetë Ken Norton.
30 nëntor 2013 Ramsey ka shënuar gol ndaj Cardiff-it – 30 nëntor 2013 ka ndërruar jetë Paul Walker.
10 gusht 2014 Ramsey ka shënuar gol ndaj Manchester City – 11 gusht ështe gjetur trupi i pajetë i Robin Williams.
9 janar 2015 Ramsey ka shënuar gol ndaj Sunderland – 11 janar ka ndërruar jetë këngëtari i famshëm David Bowie.
13 janar 2015 Ramsey ka shënuar gol ndaj Liverpool – 14 janar ndërron jetë aktori Alan Rickman.

Top Channel