Filmi kosovar nominohet për “Oscar”

14/01/2016 00:00

Filmi “Shok”, me skenar dhe regji të britanikut Jaime Donoughue, producent Eshref Durmishi dhe kolonë zanore të kompozitorit kosovar, Trimor Dhomi, është nominuar për “Oscar” në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër “Live action short”.

Në garë me filmin me bashkëprodhim kosovar do të jenë “Ave Maria”, “Day One”, “Everything Will Be Okay (Alles Wird Gut)” dhe “Stutterer”.

“Shok” është i bazuar në një ngjarje të vërtetë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën pushtimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël, të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Eshref Durmishi, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike “Eagle Eye Films Kosova” me producent Eshref Durmishi, si dhe “Eagle Eye Media Ltd” me producent Harvey Ascott.

Top Channel