Burri misterioz që po çmend rrjetet sociale

14/01/2016 00:00

Bëhet fjalë për një zotëri rreth të 70-ave që për shkak të kombinimit të veshjeve të tij, po çmend rrjetet sociale, të cilit madje i është dedikuar një profil në “Facebook”.

I njohur me emrin “Dandy Sgargiante” ( zotëria me një stil të shkëlqyer), në rrjetet sociale, shihet zakonisht teksa shëtit rrugëve të qytetit të Milanos dhe në zonat përreth.

Të gjithë që e shohin nuk ngurojnë t’i bëjnë foto dhe ta postojnë atë “online”, dhe e gjitha kjo, jo për të parë lëvizjet që ai bën, por veshjen e tij. I rafinuar dhe ekstravagant në të njëjtën kohë, stili i tij ka bërë që njerëzit të ngrenë hipoteza të çuditshme se kush është ai. Përflitet se është një muzikant anglez ose një artist i huaj i dalë në pension.

Por në fakt, nisur nga stili i tij në të veshur, duket se origjina e tij është italiane. Njerëzit që kanë mundur ta takojnë, shprehen se ai është një person i sjellshëm, i lumtur, i përulur, intelektual dhe pa paragjykime.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel