Ndryshimet klimatike, kërcënimi më i madh për ekonominë globale

14/01/2016 00:00

Për ekspertët ndryshimet klimatike janë edhe kërcënimi më i madh për ekonominë globale në vitin 2016.

Forumi Ekonomik Boteror ka zhvilluar një studim të ndërmarrë nga 750 ekspertë, për të cilet ngrohja globale kryeson listën e shqetësimeve të tyre.

“Një dështim në zbutjen e ndryshimeve klimatike, ka një impakt më të madh sesa kriza e ujit, emigrimi masiv apo goditja që po merr çmimi i energjisë”, thonë ata. Po ashtu, kjo është hera e parë që pas 11 viteve Global Risk e ka vendosur mjedisin në vendin e parë të rëndësisë.

Raporti, i përgatitur nga Forumi Ekonomik Botëror në bashkëpunim me disa specialistë të riskut, vjen një muaj pas marrëveshjes së nënshkruar në Paris për të reduktuar emetimet e karbonit. Ekspertët shpjegojne se lidhjet e rrezikut janë më të shtrira sesa njerëzit mendojnë. Sipas tyre, ndryshimet  klimatike ndikojnë edhe tek emigracioni, i cili ka pasoja të tjera zinxhir.

Top Channel