Sulmet në Paris, identifikohet kamikazi i tretë pas bastisjes në Saint Denis

14/01/2016 00:00

Personi që humbi jetën më 18 nëntor, pas bastisjes së policisë në periferinë Saint Denis të Parisit, disa ditë pas sulmeve vdekjeprurëse në kryeqytetin francez ku mbetën të vdekur 130 njerëz, është identifikuar tashmë dhe është mësuar se është sërish shtetas belgo-maroken.

Lajmi është bërë i ditur nga prokurori i Parisit këtë të enjte, i cili ka thënë:

“Kamikazi që hodhi veten në erë është identifikuar si Chakib Akrouh, i lindur më 27 gusht 1990 në Belgjikë, i kombësisë belgo-marokene”, deklaroi prokurori Francois Molins.

Ai shtoi më tej se, identifikimi është bërë i mundur pas krahasimit të ADN-së së eshtrave të tij me ato të nënës së tij.

Akrouh humbi jetën në të njëjtën bastisje ku mbeti viktimë edhe ideatori i sulmeve Abdelhamid Abaaoud, sërish shtetas belgo-maroken, teksa policia u duk se kishte rrethuar disa prej të dyshuarve si të përfshirë në vrasjet e nëntorit në Paris.

I treti që humbi jetën në atë mësymje ishte Hasna Aitboulahcen, kushëriri i Abaaoud.

Top Channel