Kësaj i thonë të ta heqin bukën nga goja

14/01/2016 20:25

Pamjet filmike të një fermeri indian duke nxjerrë nga barku i një pitoni dy keca duke përdorur vetëm duart, po përhapen me shpejtësi në internet.

Fermeri vendos gjarpërin mes këmbëve të tij dhe nis t’i shtypë barkun duke i nxjerrë prej andej që të dy kecat, ndërkohë që një turmë e madhe njerëzish vëzhgonin.

Pitoni është kapur në mes të rrugës me barkun plot. Më parë ai kishte ngrënë dy kecat në një fshat aty pranë. Megjithatë, për kecat ishte tepër vonë. Video përfundon në momentin kur fermeri nxjerr kafshën e dytë dhe nuk dihet gjë për fatin e zvarranikut.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Indinë Jugore, ku blegtoria, sidomos ajo me dhitë është aktiviteti kryesor fitimprurës për fermerët.

Top Channel