Kupa e Mbretit, Atletico e Valencia kalojnë në çerekfinale

14/01/2016 00:00

Atletico Madrid dhe Valencia kanë arritur të sigurojnë nga një biletë për në çerekfinale të Kupës së Mbretit, falë fitoreve me Vallecanon, respektivisht Grandan.

Pas ndeshjes së parë të mbyllur në barazim 1-1, skuadra e Diego Simeones mposhti në shtëpi Rayo Vallecanon me rezultat 3-0, falë dopietës së Antoine Griezman dhe një goli të argjentinasit Correa.

Francezi erdhi nga stoli në minutën e 70, por në vetëm 20 minuta dëshmoi edhe njëherë se është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Atelticos.

Ndërkohë, Valencia pati punë më të lehtë përballë Grandas, për faktin se edhe kualifikimi ishte i hipotekuar që në ndeshjen e parë për shkak të avantazhit prej katër golave.

Mirëpo, djemtë e Neville bënë gjithçka mirë edhe në sfidën e dytë duke fituar në transfertë 0-3. Zahibo, Paco dhe Piatti realizuan për Valencian.

Top Channel