Ebola rikthehet në Afrikën Perëndimore

15/01/2016 00:00

Autoritetet shëndetësore të Sierra Leones konfirmuan rastin e një tjetër vdekjeje nga ebola, vetëm disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se Afrika Perëndimore është çliruar nga ky virus.

Ky vend u deklarua i çliruar nga virusi më 7 nëntor të vitit të kaluar dhe i gjithë rajoni u shpall i çliruar pasi edhe Liberia ju bashkua grupit ku supozohet se ebola nuk merr më jetë njerëzish.

Mirëpo, dy teste të kryera mbi një person i cili ka vdekur në Sierra Leonen veriore dëshmuan se ai ishte pozitiv në virusin ebola.

Testet u kryen nga ekspertët shëndetësorë britanikë, ndërsa zyrtarët lokalë janë duke kërkuar urgjentisht personat që kanë qenë në kontakt me viktimën.

Top Channel