Sarandë, sekuestrohen 20 kg kanabis, arrestohet 26 vjeçari

15/01/2016 08:40

Rreth 20 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia pranë pikës së Qafë Botës.

Burime nga policia ka bërë të ditur se kanë vënë në pranga shtetasin Florian Dervishaj, i cili është kapur në tentativë për të kaluar kufirin në këmbë së bashku me lëndën narkotike.

Dyshohet se lënda narkotike kishte si destinacion tregun grek. Policia po punon për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë trafik.

Ndërkohë, 9.3 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa u sekuestruan nga policia e Vlorës në fshatin tragjas, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi E.B. 36 vjeç, banues në fshatin Tragjas.

Top Channel