Shpërthim i fuqishëm në portin më të madh të Brazilit

15/01/2016 08:50

Një shpërthimi fuqishëm ka ndodhur në një depo mallrash në Brazil, duke shpërndarë gaz toksik mbi portin më të madh të vendit.

Përfaqësues të kompanisë ku ka ndodhur shpërthimi kanë thanë se kontenierë në portin e Santosit ishin të mbushur me acid dhe me një tjetër përbërës që shërbente si dezinfektues, i cili në momentin që është lagur nga shiu ka shkaktuar reagim.

Personat në terminalin e mallrave janë evakuuar, ndërsa banorëve në banesat aty pranë i është kërkuar të qëndrojnë brenda në shtëpi.

Kryetari i bashkisë së zonës tha pas shpërthimit se të paktën 66 persona përfunduan në spital me vështirësi në frymëmarrje.

Top Channel