Totozani-vendorëve: Përgatisni vendstrehime provizore për të pastrehët

15/01/2016 09:30

Avokati i Popullit, Igli Totozani u kërkon kryebashkiakëve të marrin masa për të pastrehët, duke krijuar vendstrehime provizore.

Kushtet klimaterike pritet të përkeqësohen sërish, ndërsa temperaturat dot ë ulen ndjeshëm, veçanërisht në zonat malore. Totozani e konsideron emergjente përgatitjen dhe dërgimin në vendstrehime provizore të ata persona që janë në pamundësi totale për të siguruar një banesë.

“Vetëm kështu do të parandalohen situatat që mund të rrezikojnë jetën apo shëndetin e tyre, veçanërisht të fëmijëve e të moshuarve. Nuk mund të mos përmendim raste të cilat fatkeqësisht kanë çuar në humbje të jetëve njerëzore gjatë muajit dhjetor 2015”, thuhet në deklaratën e zotit Totozani.

Ai u kujton vendorëve detyrimin ligjor që kanë për përkujdesje ndaj çdo qytetari në territorin që administrojnë.

Top Channel