Ndahet nga jeta bashkëshorti i Celine Dion

15/01/2016 00:00

Rene Angelil, bashkëshorti 73-vjeçar i Celine Dion, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me kancerin.

Njoftimi është bërë nga vetë artistja nëpërmjet stafit të saj në Facebook. “Është një trishtim i thellë që ne jemi duke njoftuar sot se Rene Angelil, 73 vjeç, vdiq në shtëpinë e tij në Las Vegas pas një beteje të guximshme me kancerin. Informacione të tjera do të ofrohen ditët e ardhshme”, shkruan Dion.

Celine Dion ishte vetëm 12 vjeçe kur është zbuluar nga Rene Angelil, i cili u bë menaxher i saj duke e ngritur në karrierë, e ndërsa në vitin 1994 ata u martuan së bashku.

Çifti ka tre djem, Rene-Charles, 14 vjeç, dhe dy binjakët 5 vjeç, Nelson dhe Eddy.

Top Channel