Beqaj: 5 milionë euro për fuqizimin e spitalit të Traumës

15/01/2016 10:10

Qeveria shqiptare është e angazhuar për shërbime më cilësore në shëndetësi për qytetarët. Gjatë një konference për financimin spitalor, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se për momentin janë dy programe të mëdha me një vlerë të përgjithshme prej 10 milionë euro.

“Kemi dy programe të mëdha, 5 milionë euro për fuqizimin e poliklinikave në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, dhe 5 milionë euro të tjera për fuqizimin e Qendrës Kombëtarë të Traumës”, tha z. Beqaj.

Beqaj tha më të se Shërbimi Kombëtar Shëndetësor do të jetë paguesi i vetëm, duke bërë të ditur se qeveria shqiptare i referohet modelit amerikan “single pairy”.

“Synojmë të kalojmë nga pagesa e shërbimeve sipas kostove dhe më pas në vendosjen e DRG-ve. Në jemi të angazhuar për të kaluar te kjo mënyrë financimi e spitaleve. Do ndërtojmë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor që do të jetë paguesi i vetëm. Modeli është single pairy”, vijoi Beqaj.

Top Channel