Kourtney Kardashian, nostalgji për të shkuarën

15/01/2016 00:00

Një prej motrave më të famshme të televizionit, Kourtney Kardashian, duket se po bëhet gjithnjë e më nostalgjike.

Nënë e tre fëmijëve ka postuar një foto të vjetër, para se ajo dhe Kim të bëheshin nëna. 36-vjeçarja Kourtney, ka postuar foto me bikini, bashkë me motrën e saj në Miami, në janar të 2008.

Dy vite më pas, Kourtney solli në jetë fëmijën e saj të parë, Mason, që tashmë është 6 vjeç. Kim, në atë kohë 27 vjeçe, kishte veshur bikini me temë leopardi. Ndërsa Kourtney, 28 vjeçe në atë kohë, bikini me temë leopardi teksa mbahej për dore me motrën.

“Kthim pas në ditët e plazhit me Keeks!. Më pëlqen kjo foto e imja dhe Kim në Miami. Na kanë pëlqyer pak motivet e kafshëve”, shkruan Kourtney.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel