Adele kryeson nominimet e “Brit Awards”

15/01/2016 00:00

Laura Whitmore ka zbuluar një listë të vogël të nominimeve të “BRIT Awards 2016” në një ceremoni e cila është mbajtur mbrëmjen e kaluar.

Adele, JAmes Bay, Calvin Harris, Little Mix dhe One Direction janë artistët më të nominuar këtë vit në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve, e cila do të organizohet më 24 Shkurt në Londër.

Adele kryeson këtë vit nominimet, ndërkohë që është një nga artistet që mund të fitojë edhe çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes atë të artistit më të suksesshëm ndërkombëtar, që do të thotë se ajo mund të rrëmbejë atë mbrëmje rreth 5 çmime, por e gjitha kjo mbetet për t’u parë mbrëmjen e 24 shkurtit.

Top Channel