Arrestohet anëtari i kryesisë së “Vetëvendosjes”, Artan Abrashi

15/01/2016 11:00

Në Prishtinë është arrestuar anëtarëi i kryesisë së lëvizjes “Vetëvendosje”, Artan Abrashi.

Nëpërmjet një deklarate të Vetëvendosjes thuhët se qeveria po përdor të gjithë aparatin represiv kundër opozitës, vetëm për ta shtypur.

“Në këtë mënyrë, Qeveria e Kosovës po tenton që t’i zbatojë marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës, ashtu që t’i përmbushë apetitet e Serbisë mbi Kosovën. Me këto arrestime policia është vënë në mbrojtje të një Qeverie antikushtetuese, ajo po e mbron një pushtet jolegjitim dhe të rebeluar kundër Republikës”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

Lëvizja thekson se protestat nuk do të ndalen,’derisa të anulohen marrëveshjet dhe të largohet qeveria’.

Top Channel