Durrës, arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

15/01/2016 11:25

Policia e Durrësit ka vënë në parnga dy të rinj për armëmbajtje pa leje, në kuadër të shtimit të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Juxhin Kapllanit, 28 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë Ecol, dy kapuça sintetikë dhe një telefon celular.

Ndërsa gjatë kontrollit fizik ushtruar ndaj Daniel Bushit, 32 vjeç, iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë tip TT, një krehër me 8 fishekë, dhe 4 fishekë model 54, kalibër 7.62 mm.

Ndaj tyre rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje. Ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjeve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel