Terrori në Indonezi, identifikohen 4 nga autorët

15/01/2016 00:00

Policia indoneziane ka identifikuar katër nga sulmuesit në Xhakarta, dy prej të cilëve rezultojnë militantë të dënuar më parë.

Autoritetet dhanë emrin e njërit prej personave në fjalë. Pamjet filmike e Afif Sunakimin me një çantë shpine dhe armë në dorë gjatë orëve të dhunës që terrorizuan kryeqytetin e Indonezisë. Ai ishte dënuar me shtatë vjet heqje lirie për stërvitje në një kamp militantësh.

Që të pestë agresorët e njohur tashmë për autoritetet vdiqën gjatë sulmeve të organizuara të së enjtes, ku humbën jetën dhe dy civilë, njëri nga të cilët shtetas kanadez. Përgjegjësinë e ngjarjes së rëndë e mori përsipër Shteti Islamik.
 
Tre arrestime u kryen sot, por nuk është e qartë se çfarë lidhje kanë të ndaluarit me shpërthimet e një dite më parë. Beteja mes agresorëve që mësynë një zonë të rëndësishme biznesi në qendër të Xhakartës dhe forcave të sigurisë zgjati për disa orë. Makthi mori fund kur dy prej sulmuesve hodhën veten në erë e tre të tjerë u vranë nga policia.

Agjencia e Lajmeve Aamaq e lidhur me Isis-in tha se sulmet e koordinuara kishin si objektiv shtetasit e huaj dhe forcat e sigurisë që kanë për detyrë t’i mbrojnë ata.

Dhuna filloi me një seri shpërthimesh në orët e mëngjesit në zonën pranë një qendre tregtare, hoteleve luksoze e ambasadave. Sipas njoftimeve, pati gjashtë te tilla.

Njerëzit nëpër rrugët e Xhakartës nxituan të fshiheshin ndërsa militantët shkëmbyen zjarr me forcat e policisë pergjatë gjitheë paradites. 150 deri në 200 indonezianë mendohet të kenë shkuar vitet e fundit në Siri për të luftuar në krah të militantëve të Shtetit Islamik. Një pjesë e tyre janë kthyer mbrapsht e autoritetet e kishin dyshuar me kohë se mund të përgatisnin sulme brenda kufijve.

Top Channel