A ekziston vërtetë e hëna ‘blu’?

15/01/2016 00:00

Ndoshta mund të kemi pasur periudhën më të bukur të vitit, por është dhe koha për atë që quajmë më të mjerueshmen.

E hëna e tretë e janarit njihet zakonisht si Hëna Blu, dhe këtë vit është 18 janari. Mendohet se është një kombinim i kohës së keqe, problemeve me financat, motivimin e ulët dhe një rikthim në punë pas Krishtlindjeve.

Por çfarë thotë shkenca pas “ditës më stresuese të vitit”?

Në terma të thjeshtë nuk ka ndonjë të dhënë të vlefshme që të vërtetojë se e hëna Blu është e vërtetë.

Në fakt ky është një koncept i krijuar në 2005, nga një kompani turistike si pjesë e fushatës së saj të marketingut. Ideja ishte që klientët potenciale të programonin pushimet e tyre verore, për të mundur depresionin e janarit.

Kompania tha se ka analizuar se kur prenotojnë pushimet njerëzit, dhe faktorë të tjerë si moti, humorin post- Krishtlindje dhe vendosi të hënën e parë Blu për 24 janarin 2005. Njoftimi zyrtar i publikuar më 2005 thoshte se bazohej në studime shkencore, duke përfshirë dhe ekuacionet, për të mbështetur pretendimet e saj, shkruan The Guardian.

Shuma e variableve si ‘moti’, ‘koha që nga Krishtlindjet’, ‘niveli i borxhit’, ‘niveli i motivimit’, dhe ‘ koha që nga dështimi për të mbajtur rezolutën e vitit të ri’, për shkencëtarët nuk janë pjesë e sistemit metrik.

Megjithatë, ky ekuacion që kur është zbuluar është etiketuar si ‘pseudoshkencë’, ku shumica e ekspertëve thonë se është pakuptim.
Janari Blu në fakt, është njohur shkencërisht nga ekspertët se është koha ku njerëzit ndihen pak të plogësht, të vetmuar etj. Nga mbarimi i Krishtlindjeve është një periudhë e gjatë deri në ardhjen e pushimeve verore, dhe dita e Shën Valentinit ndikon edhe më shumë për personat beqar. Këta janë faktorë që e bëjnë këtë periudhë të vitit jo shumë të dëshiruar.

Psikologu Ed Watkins, i universiteti të Exeter thotë se për të superuar këtë periudhë ‘blu’ të vitit, duhet të jemi më aktivë, fizikisht dhe mendërisht, të lidhemi me njerëz të tjerë, të jemi të interesuar për aktivitete të ndryshme, dhe të jemi më konkretë dhe specifikë në atë që mendojmë.

Top Channel