Majko: Drafti për Venecian, të shprehet për reflektimin e vërejtjeve

15/01/2016 12:25

Në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, socialisti Pandeli Majko shprehet se askush nuk mund të bëhet ekspert i Komisionit të Venecias, pasi drafti i ekspertëve të nivelit të lartë, po i drejtohet këtij komisioni për të shprehur një mendim.

“Në vazhdim të opinionit të kolegut të PD lidhur me ndoshta, mostrajtimin në mënyrë shumë të qartë të vërejtjeve të komisionit nga ana e ekspertëve. Çfarë po bëjmë ne sot? Po i drejtohemi Komisionit për t’u shprehur ajo si janë reflektuar vërejtet e saj. Nuk mund të bëhet askush nga ne përfaqësues i komisionit dhe të thotë se si i kanë trajtuar ekspertët vërejetjet”, tha Majko.

Për Majkon, më i rëndësishëm se konsensusi politik është integrimi i Shqipërisë në BE. “Mendoj se integrimi në BE lidhet shumë me këtë reformë, prandaj duke kërkuar dhe këtë mirëkuptim jemi duke ecur natyrshëm të qetë. Ndonjë reflektim që do të na duhej nga komisioni lidhur me çështjen e përdorimit të 2/3 apo 3/5. Në fund duam një sistem funksional dhe jo të diskutohet në marrjen ose jo nga politika në duart e saj të qeverisjes së drejtësisë”, vijoi Majko.

Ai i është përgjigjur edhe akuzave që i janë bërë Parlamentit për njëanshmëri. “Parlamenti nuk po tregohet i njënashëm. Ligji i dekriminalizimit në thelb ka të bëjë me ndërprerje mandatesh. Parlamenti e ka nisur nga vetja për ta vazhduar me sistemine drejtësisë”, tha Majko.

Top Channel