Unioni i Prokurorëve del me rezolutë kundër draftit

15/01/2016 00:00

Unioni i Prokurorëve të Shqipërisë ka dalë me një rezolutë duke shprehur opinionin e saj lidhur me refomën në drejtësi.

Referuar draftit përfundimtar të paraqitur nga ekspertët e nivelit të lartë, unioni konstaton se kjo reformë synon më tepër vendosjen e një sistemi rigoroz kontrollues mbi gjyqtarin dhe prokurorin dhe nuk merret me statusin e tyre, si trajtimin  financiar apo rritjen e pavarësisë së togave të zeza.

Po ashtu unioni shprehet se është e paqartë dhe jo natyrale ndarja e organit të akuzës në dy “degë” të pavarura nga njëra-tjetra, si prokuroria nga njëra anë dhe Njësia e Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar nga ana tjetër.

Një tjetër pikë që shqetëson Unionin dhe theksohet në rezolutë është edhe krijimi i komisioneve të veçanta për kontrollin e pasurive të prokurorëve dhe gjyqtarëve duke dubluar punën e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Unioni gjithashtu kërkon në mënyrë të qartë që reforma në sistemin e drejtësisë të këtë si synim kryesor përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit dhe jo të emrave të përvecëm.

Top Channel